31 janar 2015 –   Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Tom Hanks apo të tjerë aktorë, janë dinamikë dhe të veçantë në rolet e tyre, por kanë një detaj të përbashkët: Ata bëjnë të njëjtën gjë, në çdo film.

Portali ETonline ka përzgjedhur 6 aktorët që një detaj e kanë të ngjashëm, në të gjithë filmat e tyre.

1 – Tom Cruise gjithmonë vrapon-Aktori Cruise nuk bën dot pa vrapuar në filmat e tij. Ai e ka filluar këtë “zanat” që prej 1981.

2- Brad Pitt gjithmonë konsumon ushqim-Brad Pitt nuk bën dot pa ushqim në filmat e tij. Pavarësisht se ai ka çdo rol të veçantë, ai ndodhet shpesh përpara tavolinave plot, apo duke konsumuar diçka në dorë.

3- Leonardo DiCaprio gjithmonë ngre dolli-Askush nuk mund të ngrerë dolli më mirë sesa Leonardo DiCaprio në Titanic, The Man in Iron Mask, The Wolf of Wall Street apo The Great Gatsby.

4- John Cusack gjithmonë në shi-Kur shohim filmat e tij, shpesh na vjen keq që John Cusack i duhet të jetë në shi për të xhiruar.

5- Tom Hanks kërkon gjithmonë leje-Tom Hanks bën atë që të gjithë e bëjnë. Ai kërkon leje të largohet nga një ambjent, për në një tjetër, por interesant është fakti se atij i duhet të ngrihet dhe të largohet pothuajse në çdo film të tij.

6 – Sean Bean gjithmonë “vdes”- Sean Bean, që prej 1986 gjithmonë vdes në rolet e tij.