31 janar 2015 –  Këngëtarja Mariah Carey dhe bashkëshorti Nick Cannon janë paditur nga ish – dadoja e fëmijëve të tyre, Simonette DaCosta, pasi kjo e fundit pretendon se nuk është paguar për orët e punës ekstra. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, sipas të cilave, ish – dadoja e ka dërguar padinë e saj në gjykatë dhe kërkon një dëmshpërblim prej 100,000 dollarësh.

Sipas portalit ETonline, DaCosta, thotë se ka punuar mbi 100 orë në javë, duke u kujdesur për binjakët e këngëtares, Maroccan dhe Monroe, por nuk është paguar për orët plus.

Po sipas portalit, i cili i referohet padisë së ish – dados, Carey mësohet se e ka pushuar atë nga puna pasi “shfaqte më shumë dashuri seç duhet ndaj fëmijëve të saj”.

Më parë, këngëtarja  44 – vjeçare kishte pranuar se nuk e mendonte dy herë kur vinte puna për të hequr nga puna dadot, pasi sipas saj, ishte e detyruar ta bënte një gjë të tillë një moment që dadove u dukej vetja më e rëndësishme se ajo.