31 janar 2015 – Në një rast hipotetik të një luftë bërthamore, pyetjes se kush do të mbijetonte shumica i përgjigjen, furrtarja, insekti i famshëm që po hyri në shtëpi vështirë se del prej andej. Është e njohur se edhe po t’u ndash trupin përgjysmë ato vazhdojnë lëvizin, madje edhe po t’u këpusësh kokën jetojnë për javë me radhë. Por për të qenë e sigurtë që një gjë e tillë nuk do të ndodhte në rastin e saj, një grua tajvaneze hodhi në erë gjithë banjon e saj.
Në fillim, ajo shtypi insektin me letër higjenike e më pas i vendosi flakën, një mendim jo fort i zgjuar nisur nga fakti që në ambientet e tualetit kishte një sasi të madhe detergjentësh tepër ndezës. Fatmirësisht, vetë gruaja tajvaneze i shpëtoi paq incidentit…por e njëjta gjë s’mund të thuhet për furrtaren.





