DURRËS, 31 janar 2015 –  Rutinë shpërthimesh në Krujë. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të premten, më 30 janar 2015, ora 20.15, në lagjen nr. 1 Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Tritoli ishte vendosur në një “Benz” me targë AA697ER në pronësi të 45-vjeçarit Eduard Çela, pronar i lokalit “Bar Restorant Piceri Disko Kruja”.

Automjeti nuk ishte në lëvizje, por ndodhej në parkimin e lokalit. Blutë thanë se ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e lëndës plasëse, identifikimin e autorëve si dhe hetimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas hetimeve të para të policisë, ngjarja dyshohet të ketë si motiv konkurrencën, pasi Çela njihet si një biznesmen i suksesshëm në Krujë.

Foto: arkiv.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/