- Një nga super modelistet më të famshme në botë, Heidi Klum, ka zbuluar se ajo kurrë nuk ka qenë një modele e modës së rangut të lartë.
31 janar 2015 – Sot, ajo është një grua me një karrierë të respektuar. Përveç modelimit, ajo ka qenë edhe prezantuese televizive, ylli i reality show, dizajnere bizhuterish, ndërsa tani posedon një linjë të veshjeve të brendshme me nënshkrimin e saj, të cilën e ka marrë nga legjendarja Elle Makfersen.
Megjithatë, fillimi i karrierës së saj nuk ishte i lehtë. Edhe pse vështirë mund ta besojmë, linjat e saj dikur ishin aq të theksuara, saqë ajo nuk mund të ishte modele e modës së rangut të lartë.
“Kurrë nuk kam qenë një modele për pistën e modës, sepse linjat e mia ishin aq të theksuara saqë nuk kam mundur të mbath rrobat e dizenjuara për sfilatë. Unë gjithmonë e kam gjetur veten më shumë në reklamat për veshjet e brendshme, madje edhe në fillim të karrierës sime. Për modën e rangut të lartë, trupi im ka qenë gjithmonë tepër i theksuar”, thotë Heidi.





