- Hulumtimet e shumta tregojnë që të mësuarit e gjuhëve të huaja e përmirëson fuqinë e trurit, por hulumtimet e reja tregojnë që rezultate më të mira arrijnë ata që fillojnë pak më vonë në fëmijëri.
31 janar 2015 – Hulumtimi i zbatuar dhe i shpallur në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences“ zbulon që njerëzit që nga mosha 10-vjeçare kanë filluar ta mësojnë gjuhën angleze dhe që çdo ditë e kanë dëgjuar dhe përdorur, kanë strukturë të përmirësuar të trurit në krahasim me ata që janë rritur duke folur vetëm anglisht dhe nuk kanë mësuar tjetër gjuhë.
Ky nivel i lartë i integritetit struktural gjendet në pjesën e trurit të lidhur me gjuhën dhe me procesimin semantik.
Ekspertët kanë analizuar skanime nga truri i 20 njerëzve, në moshë 30-vjeçare, të cilët së paku 13 muaj kanë jetuar në Britani. Të gjithë kanë filluar të mësojnë anglisht, si gjuhë të dytë, kur kanë qenë në moshën 10-vjeçare.
Skanimet janë krahasuar prej 25 njerëzve në moshë të ngjashme që flasin vetëm anglisht.
"Përdorimi i përditshëm i më tepër se një gjuhe paraqet stimulin intensiv kognitiv që përdor struktura specifike të trurit të lidhura me gjuhën, duke ruajtur integritetin e tyre dhe duke i mbrojutr nga shkatërrimi në moshën e mëvonshme", shkruhet në hulumtimin e udhëhequr nga Hristot Pilatsikas nga Universiteti Kent.
Shkencëtarët thonë që nevojiten hulumtime të mëtutjeshme për tu vënë re se kur ndodhin këto ndryshime pozitive të trurit.





