DURRËS, 31 janar 2015 – Parashikimi i yjeve
Dashi
Jeta personale vështirë se do të jetë prioriteti juaj sot. Suksesi i një projekti individual apo në grup do të varet nga disa faktorë. Para së gjithash, sigurohuni që të kujtoni gabimet e të tjerëve, por edhe tuajat. Ju duhet kohë për të shpëtuar nga një çështje jo e besueshme, edhe nëse bëhet fjalë për miqtë tuaj.
Demi
Dita është e favorshme për futjen e ndryshimeve në planet tuaja dhe qëllimet tuaja do të marrin një pozicion të ri. Ndryshimet do të jenë të detyruara për shumë prej të lindurve të kësaj shenje. Mos u mundoni që ti bëni të gjitha gjërat njëherësh, pasi rrezikoni të ndeshni në probleme serioze. Bëni atë që dini të bëni më mirë.
Binjakët
Jo të gjitha dyert do të jenë të hapura për ju sot, pasi disa prej tyre do t’iu përplasen në fytyrë. Mos humbni kohë, por merrni maksimumin nga variantet që keni në dispozicion. Do të liheni në baltë nga dikush që e keni përdorur dhe do të mbeteni pa mbështetje.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite gjërat nuk do të shkojnë në rrugën që ju dëshironi. Do ta shikoni veten në një cep duke u munduar të bëni atë që është e drejtë. Në një moment të vështirë, miqtë, të afërmit dhe partneri do t’iu mbështesin.
Luani
Si momentet e mira edhe ato të këqija, do të përfshihen në marrëdhëniet e partneritetit. Tregohuni të durueshëm, miqësorë dhe të rezervuar. Mos nxitoni për të festuar një fitore, pasi shumë shpejt mund të zhgënjeheni. Bashkë me të metat e bezdisshme, do të jeni në gjendje që të zbuloni mjaft tipare pozitive tek dikush që ju intereson.
Virgjëresha
Është mirë që të tregoni iniciativë vetëm në situata të vogla. Vendimet e rëndësishme, bëni mirë që ti shtoni për në një moment të dytë. Në të ardhmen shumë gjëra do të varen nga vendimmarrja që do të merrni sot. Do e gjeni veten në një situatë që e keni përjetuar më parë, por në të njëjtën kohë do të ketë edhe disa risi.
Peshorja
Dëshirat tuaja do të bëhen të vërteta, në qoftë se nuk i delegoni detyrat tuaja tek të tjerët. Mos veproni përmes një ndërmjetësi sot. Sigurohuni që ti trajtoni të gjitha çështjet e rëndësishme me veten tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të keni mjaftueshëm energji. Ju duhet të keni besim tek partneri dhe shokët tuaj, nëse marrëdhëniet janë të testuara nga aktivitetet e përbashkëta.
Akrepi
Kapitullimi përballë problemeve të panjohura, vështirë se do të jetë i dobishëm për ju. Mos vazhdoni që ti thoni vetes se ju nuk mund të bëni asgjë. Ka shumë mundësi që këto fjalë të maksimalizojnë dembelizmin tuaj, frikën e dështimit, apo druajtjen se mund të krijoni një përshtypje joprofesionale.
Shigjetari
Avancimi i shpejtë i juaji, mund të pengohet nga ngarkesa e së kaluarës. Sa më shumë detyrime dhe probleme të pazgjidhura të keni, aq më e domosdoshme bëhet marrja e një periudhe pushimi. Një dështim i përkohshëm ka shumë mundësi që të ndodhë.
Bricjapi
Arritjet tuaja do të varen nga aftësia për të bashkëpunuar me të tjerët. Marrëdhëniet miqësore me eprorin tuaj dhe lidhjet me qarqet autoritative do t’iu ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve që pritet të ndodhin. Nëse jeni të lirë, punoni me veten tuaj, mësoni aftësitë e buxhetimit dhe përcaktoni përparësitë e nevojave tuaja financiare.
Ujori
31 janari do të shmangë problemet e vështira dhe do t’iu përqendrojë në trajtimin e gjërave më të thjeshta. Rezultati përfundimtar i përpjekjeve të ditës do të varet drejtpërdrejt nga taktikat tuaja. Ata të cilët do të jenë energjik do të gjejnë shumë shpejtë ngrohtësinë dhe nevojën për të cilën kanë nevojë.
Peshqit
Do të keni nevojë për një të ardhme të sigurt. Kjo gjë mund të sigurohet nga një partner i besueshëm apo një sistem i mirë alarmi. Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Zgjidhjet e këqija të njerëzve do të kenë efekt negativ tek ju.





