- Këngëtarja dhe partneri i saj, futbollisti Gerard Pique bëhen sërish prindër të një djali. Ata kanë një djalë me emrin Milan
30 janar 2015 – Këngëtarja nga Kolumbia ka lindur pak orë më parë, djalin e saj të dytë, që do të quhet Sacha, në të njëjtën klinikë ku lindi dhe djalin e parë Milan, Quiron Teknon Hospital në Barcelonë. Sipas lajmeve, këngëtarja kishte planifikuar të lindte me cezarian dhe ka lindur rreth orës 11.00 mbrëmë.
Emri i të sapolindurit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pritet që prindërit të bëjnë një deklaratë sot gjatë ditës. Futbollisti Lionel Messi ishte ndër të parët që uroi çiftin, duke shkruajtur në Twitter: “Urime @shakira dhe @3gerardpique për lindjen e djalit.”





