30 janar 2015 – Karabinierët e Valencës, një qytezë në rajonin e Piemontit arrestuan Ermal Matishin, 30 vjeç. Ermali me precedentë të shumtë penalë për vjedhje e grabitje me dhunë u arrestua, sepse i armatosur me një thikë grabiti një zonjë 43 vjeçare me dhunë.
E dëmtuara dha alarmin duke ulëritur dhe mbërritja në çast e makinës së karabinierëve i dha fund grabitjes.
Ermali, ndonëse u përlesh me karabinierët, nuk arriti t’ia mbathë. Ai arriti të grabiste vetëm një kartëmonedhë 20 euroshe dhe dy portofolë, që kishin dokumente të ndryshme, karta krediti, por as edhe një euro të vetme. Tashmë për vetëm 20 euro, Ermali rrezikon burgun për grabitje me dhunë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





