30 janar 2015 – Ka përfunduar finalja e madhe e “France’s Got Talent”, i organizuar nga televizoni francez M6. Në këtë format mbarëbotëror, këngëtarja Erza Muçolli është renditur në vendin e tretë, duke marrë pafund duartrokitje nga publiku.
Ky spektakël i talenteve të reja do të jetë një shtysë e mëtjeshme për Erzën për të qenë pjesë e pandashme e muzikës. Nga ana tjetër shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë kanë vlerësuar talentin e Muçollit, veçojmë këtu Leonora Jakupin e cila është shprehur me këto fjalë për Erzën:
“Ylli im i bukur, princesha ime e vogël, krenaria e gjithë shqiptarëve, drenicakja ime, të lumtë që ia dole mbanë”.





