30 janar 2015 – Tifozet ne Bundeslige shpesh thone qe nese skuadra e tyre shenon e para atehere veshtire se ajo do te fitoje ndeshjen. Mirepo nga Gjermania, vjen nje studim qe tregon se kjo ndodh ne nje numer te vogel sfidash ne historine e kampionatit qe nga viti 1963. Keshtu qe nga dita e pare e deri me sot, skuadrat vendase kane fituar 51.15% te ndeshjeve, ndersa ato udhetuese kane triumfuar vetem ne 23.06% te ndeshjeve te tjera. Pavaresisht zoterimit te topit, skuadrat qe luajten ne shtepi triumfuan ne 51.3% te rasteve. Ne 69.9% te ndeshjeve ne Bundeslige, vendasit kane marre te pakten 1 pike. Gjithashtu ata kane pasur 71% te shanseve per te fituar dhe 91% te mundesive per te evituar humbjen kur kane krijuar me shume mundesi shenimi se kundershtari. Ne vazhdim te perpjekjeve per te ndare mitin nga realiteti gjejme se 74.57% e penalltive te akorduara jane realizuar. Kur nje skuader shenoi nga pika e bardhe e fitoi ndeshjen ne 60.4% te rasteve dhe humbi ne 44.1% te tjera.
Kush vrapon me shume ne fushe ka me shume mundesi per ta fituar ndeshjen dhe ne perqindje, skuadra qe pershkon me shume km, e fiton ndeshjen ne 45.8% dhe e humbet ate ne 29.8% te sfidave. Edhe duelet e fituara te cojne drejt suksesit ne nje sfide. Keshtu ne pothuajse 70% te ndeshjeve, skuadra qe fitoi me shume duele, evitoi humbjen dhe e fitoi ndeshjen ne 43.7% te rasteve te tjera. Ekipet qe krijuan me pak shanse te pastra shenimi e fituan sfiden ne 11.9% te rasteve dhe 19.6% te rasteve kur skuadra mbeti me nje lojtar me pak. Me skuader te plote, sfidat fituara jane 37.8% e totalit. Nga viti 1993 ekziston dhe vazhdon te qendroje nje rekord, cdo 10 gjuajtje nje gol. Ne kete periudhe jane regjistruar 191.479 gjuajtje ne kuadrat per 18.541 gola te shenuar, perjashto ketu autogolat. Skuadrat qe gjuajne me shume ne porte kane 71.3% te mundesive per ta fituar ndeshjen. Rezultati qe haset me shume ne Bundeslige eshte ai 2-1 qe pasohet nga rezultati 1-0, barazimi 1-1 dhe fitorja me 2-0.67% e skuadrave qe kane kaluar ne avantazh te parat e kane fituar sfiden. Ndersa ato qe nuk kane shenuar e kane humbur perballjen ne 73.4% te rasteve.





