30 janar 2015 – Teuta vazhdon punën në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës. Problemi i vetëm ngelen dëmtimet pasi janë disa lojtarë me probleme dëmtimi dhe shëndetësore. Skuadra nën drejtimin e teknikut Begeja dhe stafit teknik po vijon të ushtrohet sistematikisht dhe me kapacitet të plotë, me qëllim të jetë gati për përballjen e radhës. Durrsakët do të presin Vllazninë, në një sfidë të detyruar për ta fituar, me qëllim për të majtur distancën me kundërshtarët që e ndjekin si Apolonia dhe Elbasani. Edhe tifozia durrsake pret fitore nga skuadra, duke marë parasysh edhe forcën e skuadrës së Vllaznisë. Pritet që për këtë përballje të bëhen gati Koreshi, Nika dhe Hodo, të cilët e nisën javën nën dhimbjen e dëmtimeve. Ndërsa kapiteni Rizvani nuk do të jetë gati dhe është mungesë e sigurtë për durrsakët në këtë sfidë.
Gardiani pësoi dëmtim në ndeshjen me Flamurtarin dhe me shumë gjasa do të mungojë për tre-katër javë, pasi dëmtimi rezultoi më i madh se pritej. Pjesa tjetër e skuadrës ka shfaqur formë të mirë fizike dhe është gati për të zbritur në fushën e lojës. Durrsakët do të presin në fundjav Vllazninë, ndaj të cilës pritet që skuadra e Teutës të bëjë autokritikë. Durrsakët e konsiderojnë një ndeshje shumë të vështirë atë të fundjavës me Vllazninë, por premtojnë se do të bëjnë autokritikë pas humbjes në Vlorë. Përballja Teuta-Vllaznia pritet të jetë e fortë, pasi edhe shkodranët kthehen pas humbjes në "Loro Boriçi" me Kukësin dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv në "Niko Dovana" përballë vendasve, të cilët e kërkojnë më shumë se kurrë fitoren.





