DURRËS, 28 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 27 janar 2015filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një të moshuari 75-vjeçar, M. M., banues në Arapaj të komunës së Rrashbullit. Burimi saktëson se rreth orës 20.00 gjatë kontrollit në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE), iu gjet një lidhje e paligjshme e korrentit në banesë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





