DURRËS, 28 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 27 janar 2015, gjatë natës, në lagjen Nr. 18/1, ish-Kënetë, pranë banesës, shtetasit I. B., 58 vjeç, i kanë vjedhur “Benz”-in me targa DR6935 C, i cili u gjet i braktisur në lagjen Nr. 17/1, ish-Kënetë. 

Gjithashtu u shoqërua, i braktisur në lagjen Nr. 17/1, një “Benz” me targë AA129JX në pronësi të shtetasit  N. N., 62 vjeç, banues në Domje, Tiranë, me të cilin lëviznin të dyshuarit e vjedhjes, Jak Ndoj, 34 vjeç, banues në Laç, Pjetër Paluca, 27 vjeç, banues në Laç, të cilët janë shpallur në kërkim. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/