DURRËS, 28 janar 2015 –  Blutë parandalojnë një vrasje në plazh, që u mbyll me një plagosje të lehtë, teksa shpallën në kërkim autorin dhe prangosën dy veta për moskallëzim të ngjarjes.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 27 janar 2015, ora 20.00 u arrestuan në flagrancë Enis Alizoti, 43 vjeç, banues në Golem Kavajë si dhe Sajmir Muçka, 31 vjeç, banues në Durrës. Organet e rendit thanë se të dy të prangosurit do të përballen me drejtësinë për veprën penale të moskallëzimit të krimit, që kishte ndodhur një ditë më parë.

Të hënën, më 26 janar 2015, rreth orës 19.30, R. D., 34 vjeç, banues në Durrës, ka plagosur lehtë me armë zjarri në qafë 47-vjeçarin A. Q., banues në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr. 13 (Plazh) për motive të dobëta.  Pas mjekimit, i lënduari u largua në banese pa problem për jetën. Policia ka hapur çështje penale dhe ka shpallur në kërkim R. D.-në, autorin e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/