• Që në kohët e lashta njihet për vlerat e saj kurative, por përveҫ dobive prej një erëze, rozmarina njihet edhe për efektin e saj kundër kancerit të lëkurës

28 janar 2015 –  Edhe pse me gjethe të holla, vetëm 2-3 milimetra të gjera, brenda qelizave të saj vërshon ujë qelizor i mbushur me vajra esencialë me një forcë të pakrahasueshme, aq sa me prekjen, por edhe me fërkimin e mollëzave të gishtave lëshojnë një aromë që të kënaq. Shiko të gjitha vlerat e një bime që vjen nga lashtësia.

Vaji i rozmarinës për lëkurë të thatë

Rozmarina është shumë efikase edhe nëse ke probleme me lëkurën e thatë apo me të kruajturit nga alergji të ndryshme. Vaji i rozmarinës do të të shërojë si me magji. Vaji i saj përdoret edhe për masazhet e lëkurës, sepse lehtëson dhimbjet e muskujve.

Parandalon kancerin e lëkurës dhe të gjirit

Studimet për këtë bimë kanë treguar se rozmarina ka veti antikacerogjene dhe është efektive në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe sidomos kancerit të lëkurës. Në një studim në minjtë laboratorikë, është konstatuar se rreziku nga kanceri i gjirit është ulur deri në shifrat 76 për qind. Antioksiduesit që përmban bima e rozmarinës mund të neutralizojnë qelizat e kancerit.

Përmirëson sistemin e frymëmarrjes

Vaji esencial i rozmarinës mund të të lehtësojë simptomat e ftohjes, alergjisë, gripit dhe infeksioneve respiratore.

Përdorimi: Vajin e rozmarinës hidhe në ujë të vluar, mbuloje kokën me peshqir dhe merr frymë thellë. Në këtë mënyrë do ta lehtësosh kollën dhe do reduktosh bllokimin e sistemit të frymëmarrjes.

Ҫaji i rozmarinës pastron organizmin nga helmet

Rozmarina ka edhe një mënyrë tjetër shijimi. Njësoj siҫ pi çajin e malit, kur ftohesh apo je me rrufë, edhe ҫaji i rozmarinës është një qetësues shumë i mirë. Ashtu si thahet çaji i malit, shumë mirë mund të thahen edhe gjethet e degët e rozmarinës për t’i përdorur atëherë kur organizmi ka nevojë. Çaji i formuar nga gjethet e rozmarinës parandalon mbajtjen e ujit në organizëm dhe ndikon në pastrimin e tij nga lloje të ndryshme të helmeve.

Lufton stresin

Aroma e rozmarinës ul nivelin e hormoneve të stresit, adrenalinës dhe kortizolit. Rozmarina, gjithashtu, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat prodhohen në masë të madhe kur trupi është nën stres kronik. Është dëshmuar se radikalet e lira rrisin rrezikun e inflamaciot kronik dhe stimulojnë disa lloje të kancerit.