• Në dimër, lulet e apartamentit vuajnë nga mungesa e dritës. Për këtë arsye duhen mbajtur në ambient të ngrohtë. Kjo ndikon në ciklin vegjetativ.

 28 janar 2015 –  Do t’ju japim disa këshilla të vlefshme që do t’ju shërbejnë deri në ardhjen e pranverës.

Nga janari deri në shkurt lulet në apartament nuk kanë dritë të mjaftueshme dhe lagështia e ajrit pakësohet. Elemente të tilla ndikojnë në tharjen e gjetheve. Për këtë arsye këshillohet që t’i vendosni lulet afër dritares. Gjithashtu, është e rëndësishme t’i lini të gjitha bashkë, në një vazo të madhe të mbushur me argjilë të lagësht. Mungesa e mjaftueshme e dritës në dhomë është një nga shkaqet kryesore të zverdhjes dhe të rënies së gjetheve. Kjo gjë ndikon dhe në dobësimin e rrënjës. Ndërsa për heqjen e paraziteve duhet të përdorni një copë pambuk me ujë dhe me sapun.