• Lens Armstrong bën të diskutohet sërish për të.

27 janar 2015 –  Ish – ciklisti që zhgënjeu gjithë tifozët e tij dhe jo vetëm, kur rezultoi se karriera e tij e jashtëzakonshme ishte e ndërtuar mbi gënjeshtrën e dopingut, dha për BBC, intervistën e tij të parë që nga rrëfimi te Oprah Winfreyh pas skandalit. Në intervistën që do të publikohet e plotë në 29 janar Lens Armstrong shprehet.

" Nëse do të garoja tani nuk do të merrja doping, pasi mendojs e nuk është e nevojshme, por nëse do të shkoja sërish pas në 1995 kur dopingu kishte pushtuar ciklizmin, ndoshta do ta bëja sërish".

43 vjeçari nga Teksasi u privua në gusht të 2012 nga 7 titujt e fituar në Tour de France dhe u përjashtua përgjithmonë nga sporti nga Usada,  Agjensia Antidoping e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikërisht për përdorimin e substancave të ndaluara gjatë karrierës. Për sa i përket mundësisë që bota të pranojë një rikthim të tijin në jetën publike, Armstrong deklaroi se edhe spe mund të duket si dicka egoiste ai mendon se është pranë bërjes së një hapi të tillë.

Veç të tjerash, Armstrong deklaroi se ai ndihet akoma fitues i 7 Tour de France edhe pse emri i tij nuk figuron më në Palmaresin e Artë të kompeticionit më prestigjioz të ciklizmit.