27 janar 2015 – Xherdan Shaqiri u fut në fushën e lojës në ndeshjen e fundit Inter-Torino në minutën e 56, por sërish ka marrë shumë kritika nga shtypi italian. Një prej tyre ishte edhe editorialisti i "Giornale", Riccardo Signori.
Sipas tij, Interi tani e ka kuptuar se ish lojtari i Bayern Munchen dhe Basel nuk është asgjë më shumë se një futbollist stoli.
"Interi u ka dhënë shtëpi Shaqirit e Podolskit, por tani e ka kuptuar pse ata qëndronin më parë në stol", ka shkruar Signori.
Kjo është një kritikë e fortë për Shaqirin, i cili ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me Interin dhe ka shënuar edhe një gol.





