27 janar 2015 – Fran Gërmusha, 21 vjeç u arrestua në qytezën e Peskiere del Gardës (Peschiera del Garda) afër Veronës.
Karabinierët duke përdorur metodat speciale të hetimit (mikro kamera) arritën të filmojnë Franin duke fshehur drogë dhe armë në vrimat e mureve të një fortese të kohës së Austro-Hungarisë.
Në muret e fortesës, karabinierët zbuluan 300 gramë kokainë dhe një pistoletë serbe Zastava kalibër 7,65 mm me 8 fishekë.
Pozicioni i Franit rëndohet më tej, sepse ai ndonëse shumë i ri ka precedentë penalë për drogë. Në vitin 2013, Frani u arrestua nga policia, ndërsa po transportonte me makinë 5.5 kg kanabis.





