27 janar 2015 – Vajza e aktores së famshme amerikane Joan Rivers, Melissa Rivers ka paditur klinikën ku nëna e saj iu nënshtrua operacionit që i rezultoi fatal për jetën.
Bëhet fjalë për një klinikë në New York, ku komediania e famshme iu nënshtrua një operacioni në kordat vokale në Gusht të 2014- ës.
Një javë më parë, 81 – vjeçarja Rivers humbi jetën. Në një deklaratë për mediat, Melissa tha se mungesa e profesionalizmit, paaftësi, mungesa e respektit e sjellja e stafit të kësaj klinike kundrejt nënës së saj është e papranueshme dhe për këtë arsye, ajo ka marrë vendimin për ta paditur atë.
Në Nëntor, Departamenti i Shtetit për Shendetin në New York gjeti gabime që mjeku personale dhe stafi i klinikës kishin bërë tek aktorja Joan Rivers, duke i shkaktuar asaj dëmtime të pashërueshme në tru.





