DURRËS, 11 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se, të premten, më 9 janar 2015, rreth orës 19.00, u arrestua nga blutë e komisariatit të Shijakut 51-vjeçari Hasan Gjoka, i martuar me 2 fëmijë.
Pas denoncimit nga familjarët për dhunë, në orët e para të mëngjesit, kanë ndërhyrë menjëherë organet e rendit. I arrestuari ka kundërshtuar dhe, për më tepër, ka goditur punonjësin e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





