03 janar 2015 – Policia angleze ndërmorri një operacion kundra pastrimit të parave. Në këtë operacion u arrestuan 3 shqiptarë, të cilëve iu sekuestruan 300 000 stërlina fryt i aktiviteteve të kundra ligjshme.
Shqiptarët e arrestuar janë :
Përparim Hoxha, 30 vjeç
Musa Gjikola, 29 vjeç
Alban Neza, 31 vjeç
Albani ka edhe shtetësi angleze. Përparim Hoxhës, korrier i pastrimit të parave, krahas 80 000 paundve ju sekuestrua edhe një kartë identiteti italiane e falsifikuar. Alban Nezës ju sekuestruan në banesë 151 000 stërlina. Musa Gjikolës ju sekuestruan 30 000 stërlina si edhe një kartë identiteti greke e falsifikuar. Tahir Qadirit një shtetasi anglez me origjinë pakistaneze ju sekuestruan gjatë të njëjtit operacion 39 000 stërlina.
Në prag të vitit të ri, Gjykata Mbretërore e Uestministrit e dënoi Musa Gjikolën me 3 vite burg. Përparim Hoxha u dënua me 18 muaj burg, ndërsa Alban Neza u dënua 2 vjet burg me kusht.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





