25 dhjetor 2014 –  Adam Sandler është aktori më i mbipaguar i Hollivudit. Sipas revistës ‘Forbes’, aktori i komedive fiton rreth 15 milionë dollarë për film, por filmat e tij grumbullojnë shumë pak në “box office” në krahasim me atë që kanë kushtuar për t’u realizuar. Tre filmat e tij të fundit kanë kushtuar së bashku 229 milionë dollarë (përfshirë pagën e aktorit) dhe kanë grumbulluar në “box office” vetëm 149 milionë dollarë. Sipas llogarive të ‘Forbes’, për çdo dollar që paguhet, Sandler kthen vetëm 3.2 dollarë. Në vendin e dytë të aktorëve më të mbipaguar gjejmë Johnny Depp dhe kjo falë filmave të pasuksesshëm ‘The Lone Ranger’ dhe ‘Dark Shadows’. Në vend të tretë Ben Stiller.

Ja renditja e aktorëve më të mbipaguar të Hollivudit:

1.    Adam Sandler 
2.    Johnny Depp
3.    Ben Stiller
4.    Ryan Reynolds
5.    Tom Hanks
6.    Will Ferrell
7.    Channing Tatum 
8.    Denzel Washington
9.    Sandra Bullock
10.    Ben Affleck