DURRËS, 25 dhjetor 2014 – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se të mërkurën, më 24 dhjetor 2014, ora 21.00, 47-vjeçari F. I., banues në lagjen nr. 1 Durrës, kallëzon se më datë 22 dhjetor 2014, ka konstatuar vjedhjen e disa sendeve personale në dy koka trajleri të parkuar në sheshin doganor Durrës.
Po më 24 dhjetor 2014, gjatë natës, në fshatin Borizan të komunës së Thumanës në rrethin e Krujës, është vjedhur me thyerje një kasafortë metalike me 400 lekë në zyrën e e postës.
Po më 24 dhjetor 2014, në fshatin Xhafzotaj të rrethit të Durrësit është vjedhur me thyerje banesa e 34-vjeçares B. M., ku i kanë marrë sende me vlerë 50 000 lekë.
Po më 24 dhjetor 2014, ora 22.30, në lagjen “Kastrioti” të bashkisë së Fushë-Krujës, është djegur plotësisht një “Ford”, i parkuar në bodrumin e banesës në pronësi të shtetasit B. D.
Blutë thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tri vjedhjeve, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të zjarrit te “Ford”-i.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





