DURRËS, 25 dhjetor 2014 –  Pa kaluar 6 ditë, sërish del në skenë falsifikimi i valutave, nëse në Romanat të Durrësit u ble karburant me një kartëmonedhë 100 dollarësh false, në Halil të Krujës kjo dukuri u përsërit me 100 euro. Qarku turistik, nyjë transporti detar, hekurudhor, rrugor është një mjedis “ideal”, që krimi i organizuar e shfrytëzon për të testuar paratë e rreme.  

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se të mërkurën, më 24 dhjetor 2014, 26 vjeçari I. B., banues në Fushë-Krujë, punonjës i një pike karburanti në fshatin Halil, kallëzon për një rast mashtrimi. Më 21 dhjetor 2014, ora 23.30, një “Porsche Carrera”, është furnizuar kundrejt 1 kartëmonedhe 100-eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Info 

Rreth orës 9.30 paradite, më 17 dhjetor 2014, 57-vjeçari Sh. H., banues në Tiranë, punonjës i një pike për furnizimin me karburant në Romanat të Durrësit, ka bërë kallëzim se më 15 dhjetor 2014, rreth orës 16.00, Ladimir Sadikllari ka furnizuar me karburant mjetin e tij BMË, duke kryer pagesën me një kartëmonedhë 100 dollarëshe, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/