24 DHJETOR 2014 – Pas mbylljes së suksesshme të spektaklit Dance with me, të gjithë protagonistët e tij, stafi realizues dhe miqtë më të ngushtë vazhduan festën në Restorant Piazza në qendër të kryeqytetit. Të mbledhur së bashku, festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit mes kërcimeve, këngëve por dhe karaokeve.
Artistët pjesmarrës në Dance with me nuk nguruan të interpretonin këngë prej repertorit të tyre por dhe hite shqiptare e botërore. Gjithashtu dhe miqtë e ftuar ofruan argëtim për të pranishmit. Pjesë e miqve ishin Robert Berisha I cili luajti në piano dhe shoqëroi këngëtarët në interpretimete e tyre. Sinan Hoxha miku i të gjithë artistëve, me këngët e tij, I ngriti të gjithë në pistë për të kërcyer. Edhe Ermal Fejzullahu, djali I këngëtarit Sabri Fejzullahu, duke festuar per fitoren e të atit në spektaklin e vallëzimit, këndoi disa prej këngëve të tij.





