DURRËS, 24 dhjetor 2014 – Një femër nga fshati Arapaj i komunës së Xhafzotajt nuk ka ditur të manovrojë veturën dhe është lënduar, kurse një banor i Plazhit është plagosur pa dashje në punë
Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se të martën, më 23 dhjetor 2014, blutë e Durrësit kanë filluar procedim penal në gjendje për 28-vjeçaren J. H., me banim në fshatin Arapaj të komunës së Xhafzotajt. Forcat e rendit thonë se rreth orës 10.00, paradite, po më 23 dhjetor 2014, 28-vjeçarja, duke drejtuar një “Fiat” në segmentin Plepa-Shkozet, ka dalë nga rruga. Pas plagëve të mara është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit. Mjekët kanë siguruar policinë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetën.
Po të martën, më 23 dhjetor 2014, ora 10.40, në lagjen nr. 13 (Plazh), aksidentalisht, gjatë punës, është dëmtuar 38-vjeçari Xh. Ç, banues në Durrës, I lënduari u dërgua me shpejtësi në spitalin publik rajonal, pas mjekimit, është jashtë rrezikut për jetën.
Fotoja është e arkivit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





