22 dhjetor 2014 – Hajdutët shqiptarë këtë prag Krishtlindjesh kanë ndërmarrë një serial të gjatë vjedhjesh dyqanesh dhe banesash në Provincën e Pistojës. Megjithë përpjekjet e polcisë, karabinierisë dhe financierëve italianë, vjedhjet vazhdojnë thuajse cdo natë. Një dyqanxhije në qytezën e Ponte Buxhanezes (Ponte Buggianese) 20 Km. larg Pisojës i dëshpëruar pasi ia kanë vjedhur dyqanin tre herë nga shkurti 2014 e në vazhdim ka vënë në vitrinën e dyqanit një tabeklë me mbishkrimin:
KËTU KENI QENË DHE MË PARË!
Nuk ka as para as flori, sepse i keni vjedhur tashmë, kështu që mos ma thyeni vitrinën!
FALEMINDERIT!
Një parullë e tillë është shembull kuptimplotë i eksportimit të kriminalitetit shqiptar (ordiner dhe të tipit mafioz) në Italinë fqinje. Tashmë Shqipëria nga partnere e Italisë është shndërruar në burim telashesh për fqinjin, mikun dhe aleatin tonë të përtej Adriatikut.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





