21 dhjetor 2014 –  Pasi theu stolin e kishës gjatë funeralit të vjehrrës, atëherë e kuptoi se zgjidhja e vetme ishte që ajo të dobësohej. Pas lindjes së fëmijës së dytë, 40 vjeçarja u detyrua ti futej një diete të rreptë dhe të mënjanonte ushqimet e shpejta dhe me yndyrë të tepërt. Karen Dawson nga Rhondda në Uells, ka humbur 57 kg brenda vitit, pasi theu stolin e kishës gjatë funeralit të vjehrrës. Pas lindjes së fundit, arriti të peshonte 171 kilogramë, pasi ushqehej me ushqime aspak të shëndetshme.

“Turpi që ndjeva atë ditë, më shtyu që ti futem dietës dhe të humb peshë. Tashmë ndihem shumë më mirë”, ka thënë ajo.