21 dhjetor 2014 –  Marco Reus u gjobit rëndë nga policia gjermane disa ditë më parë teksa ishte në makinë pa patur patentë. Ylli i Borussia Dortmund mori një gjobë mbi 500 mijë euro, gjë që vjen pas një krize rezultatesh që ka kapluar ekipin verdhezi. Por për ti ngritur moralin Reus-it mendon modelja e famshme gjermane Jordan Carver, e cila ka bërë një ofertë për tu marrë në konsideratë. Jordan thotë se nëse Reus pranon të shkojë te Bayern Munchen atëherë ajo do të bëhet shoferi i futbollistit.

"Marco, i dashuri im, unë nuk do të jem vetëm shoferi yt 24/7, por mund të të ndihmoj edhe të marrësh patentën. Por duhet të plotësosh këto kushte: duhet të kalosh nga Dortmundi te Bayerni", i drejtohet bukuroshja yllit gjerman.