21 dhjetor 2014 – Teknologjia avancon dhe Santa Klausit tashmë i duhet një karrocë e re më moderne. Dhe për këtë gjë kanë menduar disenjuesit e Metals4U në Britaninë e Madhe të cilët kanë krijuar karrocën 313 mijë dollarëshe e cila është super e sofistikuar. Ajo është e përbërë nga GPS, kamera dhe sensorë. Karroca ka një xham antiplumb në pjesën para si dhe ka një çati kabriole.
“Menduam se Santa Klausi kishte nevojë të ndjehej pak më komod me karroën e këtij, ndaj ndërtuam këtë”, tha duke qeshur një prej krijuesve të kësaj superkarroce. Karroca është e pajisur me motor turbo dhe do të ketë një fuqi të jashtëzakonshme.





