DURRËS, 21 dhjetor 2014 – Burime jozyrtare llogarisin se të dielën, më 21 dhjetor 2014 në terminalin e trageteve kanë zbarkuar mbi 8 mijë udhëtarë.Kërshëndellat dhe Viti i Ri sjellin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni mijëra emigrantë.Kompanitë e lundrimeve kanë dyfishuar tragetet dhe rejset për të përballuar fluksin e madh. Ndërkohë, për të shmangur radhët e gjata janë hapur 30 sportele që përpunojnë dokumentacionin. Jo vetëm koncesionari i terminalit, por edhe autoriteti portual, policia e kufirit dhe migracionit, kapitaneria, dogana, shërbimi mjekësor janë në gatishmëri të lartë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





