DURRËS, 21 dhjetor 2014 – Më së fundi blutë e Durrësit arrijnë të prangosin një vjedhës serial nga Tirana, i shpallur 4 herë në kërkim forcat nga ligjzbatuese të kryeqytetit dhe autor i 5 vjedhjeve me thyerje në kryera në qytetin bregdetar. Ndërkohë, organet e rendit dyshojnë se dhe shumë kusari të tjera të mbetura pa autorë të kenë “nënshkrimin” e 40-vjeçarit të pakapshëm.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të shtunën, më 20 dhjetor 2014, në orën 19.00, u kap i kërkuari Julian Spahi, 40 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë për vjedhje. Skeda e Spahit u kontrollua nga blutë e Durrësit dhe rezultoi tejet e pasur me vjedhje dhe dënime në mungesë.
NË KRYEQYTET, 4 HERË “WANTED”
Më 24 dhjetor 2013, u shpall në kërkim nga komisariati nr. 2 Tiranë, ngaqë më 19 dhjetor 2013 i ka vjedhur një telefon “Galaxy-II” shtetasit J. K., në rrugën “Themistokli Gërmenji”.
Më 3 qershor 2014, u shpall në kërkim se më 24 shkurt 2014 vodhi një kompjuter “ACER” në zyrën e firmës së ndërtimit “Gu-Al-01” me përfaqësues V. K .
Më 18 dhjetor 2014, u shpall në kërkim nga drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Tiranë me vendim të 3 dhjetorit 2014 të gjykatës së shkallës parë Tiranë u dënua me 9 muaj burg për vjedhje.
Më 17 nëntor 2014 u shpall në kërkim nga drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Tiranë, pasi më 21 tetor 2014, gjykata e shkallës së parë Tiranë e dënoi me 1 vit burg për mashtrim.
NË DURRËS, 5 THYERJE
Më 11 korrik 2014 u caktua masa e sigurisë të arrestit në burg, sepse më 26 qershor 2014 ka vjedhur lokalin “fast food “ në pronësi të shtetasit E. M. në lagjen nr. 3 Durrës.
Më 11 nëntor 2014, rreth orës 3.30 të mëngjesit, ka thyer një “Bar Bufe” në lagjen nr. 17 në pronësi të shtetasit I. M, ku ka vjedhur 20 000 lekë.
Më datë 27 nëntor 2014, gjatë natës, ka thyer një “Bar Bufe”, në lagjen nr. 3, në pronësi të shtetasit A. Ç., ku i ka vjedhur një kompjuter HP.
Më 2 dhjetor 2014, rreth orës 16.45, ka thyer një dyqan kancelarie, në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit F. M., ku i ka vjedhur një kompjuter HP dhe dy telefona celularë. Sendet e vjedhura janë sekuestruar gjatë kryerjes së veprimeve hetimore.
Më 15 dhjetor 2014, gjatë natës, në një “Loto Sport”, në lagjen nr. 1, në pronësi të shtetasit G. M., ka vjedhur 2 televizorë “Fuego” 32-polesh dhe 1 “Digitalb”.
Po vazhdon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera që mund të ketë kryer në qytetin e Durrësit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





