DURRËS, 21 dhjetor 2014 –  Antidroga bregdetare kap me rreth 39 kg kanabis në një veturë ku udhëtonin dy durrsakë dhe një kroat.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se sektori kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestoi në flagrancë, në orën 3.35 të mëngjesit të së dielës, më 21 dhjetor 2014, tre veta: Arjan Plaku, 39 vjeç dhe Aurel Laçku, 23 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe Miroslav Sarak, 36 vjeç, me shtetësi kroate. 4 orë e gjysmë më parë, rreth orës 23.00, të shtunën, më 20 dhjetor 2014, në portën e daljes nga porti, përballë Bankës Kombëtare Tregtare, lagja nr. 1, po udhëtonin me një “Benz Mercedes”. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur e sekuestruar 31 kg dhe 858 gram kanabis.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/