DURRËS, 20 dhjetor 2014 – Arkitektja dhe arkeologia e njohur durrsake dr. Lida Miraj, në një intervistë, më 20 dhjetor 2014, në medien e shkruar, kumton se “Amfiteatri i Durrësit është zbuluar rastësisht në vitet ’60”. Kështu, dr. Miraj hedh poshtë edhe motivacionin zyrtar për çmimin e Republikës, se këtë monument e ka zbuluar “babai” i arkeologjisë dhe muzeologjisë në Durrës, bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi (1920-1999). Është për të ardhur keq, por është edhe për t’u revoltuar që dr. Miraj, flet me kaq shpërfillje: “Unë kam bërë gërmime nga 1983-2000, para meje ka qenë Vangjel Toçi, që bëri gërmime”.
Info / Nga “Ditar”-i i Enver Hoxhës
Durrës, e martë, 29 mars 1966. Sot vizitova edhe muzeun arkeologjik të qytetit, i cili ka shumë pasuri, gjë që i detyrohet sidomos punës së mirë të drejtorit [Vangjel Toçi] të këtij institucioni. Ky e ka filluar punën vetëm dhe me pasion të madh ka grumbulluar gjithë ato mrekulli.
Durrës, e shtunë, 18 shkurt 1967. Vizitova amfiteatrin e madh, që është zbuluar kohët e fundit; është nën dhe akoma. Shoku Vangjel [Toçi], drejtori i muzeut, më tregoi për fillimin e punimeve. Është një monument i madh romak, tip Koloseu, që do të duhet mjaft kohë të hapet, për të vetmen vështirësi se mbi të është ndërtuar qyteti, pra, duhet të prishim mjaft shtëpi. Por e porosita Vangjelin të vazhdojnë punimet dhe, kur duhet, të vijë të më kërkojë ndihmë
/Thanas Mustaqi, agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





