DURRËS, 21 dhjetor 2014 – Nga burime të afërta me stafin e Kryeministrit “Dyrrahu” mësoi se në 28 dhjetor në vigjilje të festës popullore të Vitit të Ri Kryeministri Edi Rama shtron në Pallatin e Kongreseve një drekë  gala për stafet mësimore të 10 shkollave më të mira në Shqipëri. Mësuesit e Shkollës së mesme të përgjithshme Naim Frashëri në Durrës janë të ftuar në këtë ceremoni, sepse shkolla Naim Frashëri rezultoi një nga 10 shkollat më të mira në rang republike. Ishte e vetmja shkollë fituese ndër shkollat nën juridiksionin e DAR-it Durrës dhe DAR-it Krujë. Në këtë ceremoni krahas shtruarjes së drekës nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Rama do të ndahen edhe shpërblimet e “ekselencës” për mësuesit, plot 40 000 lekë (të rinj) për secilin mësues. “Naimsat” e meritojnë një shpërblim të tillë për djersën e derdhur për të mësuar sa më mirë nxënësit e kësaj shkollee.

Që të arrije të hyje në top 10 shkollat nuk mjaftonin rezultatet shumë të mira në një lëndë të caktuar, por duhej një shumatore arritjesh të shquara për ta merituar një nder të tillë. Pra ky lloj stimuli material shërben edhe për ngjalljen dhe forcimin e “team Spirit”- shpirtit të ekipit në shkolla. Pikërisht ky shpirt ekipi te Naim Frashëri u arrit në sajë të punës së mirë e me nivel të lartë në menaxhimin e shkollës të kryer nga drejtoresha e shkollësBurbuqe Meta (Hoti) dhe nëndrejtoresha Esmeralda Xheraji . Kjo dyshe menaxheriale e suksesshme, që në vitin e parë të punës (viti shkollor 2013-2014) dha rezultate duke e listuar Naim Frashërin në 10 shkollat më të mira të Shqipërisë. Tashmë legjenda e Gjergj Kastrioti si shkolla më e mirë, shkolla VIP etj po zëvendësohet nga një realitet i ri: ai i Naim Frashërit, shkollës ndër 10 më të mirat e Shqipërisë.

/gje.tha agjencia e lajmeve "Dyrrah /