20 dhjetor 2014 – Shqiptarët, edhe kur jetojnë në emigracion nuk i harrojnë veset e vjetra. Blerja e votave tashmë nuk ushtrohet vetëm në Shqipër, por edhe në Itali. Është intrigues fakti, që blerja e votave nuk ka ndodhur në Sicilinë e Mafies, në Napolin e Kamorrës apo në katundet e humbura të Puljes. Jo blerja e votave ka ndodhur në veri, madje në pikën më veriore të Italisë, në Val D’Aosta, në qytezën e Tornjonit (Torgnon). Policia italiane me anë të Operacionit “Declino” dërgoi para drejtësisë 12 persona, politkanë lokalë dhe hyzmeqarë të tyre, që blinin vota gjatë zgjedhjeve locale në këtë komunë. Davide Peri, që u zgjodh këshilltar bashkiak (assessore) ishte personi që urdhëroi blerjen me para në dorë të votave të nevojshme për tu bërë asesor në bashki. Dy vëllezër Bardh Prendi, 34 vjeç dhe Blerim Prendi, 29 vjeç ishin kryesorët në këtë histori blerje votash, të majit 2013. Të dy vëllezërit akuzohen edhe për zhvatje parash, për tentativë për të marrë me dhunë kontrollin e një firme, që menaxhonte një lokal të njohur në zonë të quajtur “Petra Club”.
Tashmë dy vëllezërit duhet të përballen me drejtësinë italiane, ndërsa bashkëpunëtori i tyre Përparim Sana, 39 vjeç arriti t’ia mbathë. Policia italiane beson se ai fshihet në Shqipëri, prandaj dhe ka kontaktuar homologët shqiptarë për të mundësuar cuarjen para drejtësisë të Përparimit.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





