• Aktivitet në vigjilje të festave të fundvitit

DURRËS, 19 dhjetor 2014 –  Fëmijët e një shkolle jo publike (Albanian College Durres) në qytetin e Durrësit kanë zgjedhur shtëpinë e foshnjës për të festuar vigjiljen e festave të fund vitit. Të mbeshtetur nga mësuesit dhe prindërit, kanë përgatitur një program të larmishëm për të zbavitur vogëlushet pa prindër.  Prezenca e Artistit te Merituar te cirkut Zotit Met Selimi solli mjaft atmosfere.

Për drejtoreshën e shtëpisë së foshnjes në Durrës Heroina Duka ky aktivitet nuk është vetëm argëtues por edhe edukues.

“Fëmijët e shkollës jo publike janë edukuar me frymën e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes në shoqëri, duke mos lënë të mënjanuar njerëzit në nevojë.”

“Do të dëshiroja shumë që kjo nismë të mos jetë e veçuar, por të jetë një bashkëpunim i vazhdueshëm me të gjitha shkollat e qytetit” –shprehet Zonja Duka.

Në fund, nxënësit shpërndanë dhuratat e përgatituara nga vetë ata, posaçërisht për  fëmijët e shtëpisë së foshnjes në Durrës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/