19 dhjetor 2014 – Agim Resuli 35 vjeç u arrestua nga karabinierët si korrier droge. Karabinierët ushtruan kontroll në banesën e Agimit në qytetin Vilafranka (Villafranca) në Rajonin e Toskanës dhe kapën 1,2 kg kokainë të fshehur në një torbë që shërben për pazar.
Në banesë u sekuestruan një peshore elektronike precizioni,materiale për ambalazhimin e drogës, si edhe 350 euro që dyshohen të jenë fryt i shitjes së drogës.
Pas arrestimit, Agimi u dërgua nga karabinierët në Burgun e Massa-s.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





