DURRËS, 18 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të mërkurën, më 17 dhjetor 2014, sektori kundër krimit financiar filloi procedimin penal në mungesë dhe po punohet për kapjen e Ladimir Sadikllarit, 62 vjeç, banues në qytetin e Durrësit.
Blutë shpjegojnë se rreth orës 9.30 paradite, më 17 dhjetor 2014, 57-vjeçari Sh. H, banues në Tiranë, punonjës i një pike për furnizimin me karburant në Romanat të Durrësit, ka bërë kallëzim se më 15 dhjetor 2014, rreth orës 16.00, Sadikllari ka furnizuar me karburant mjetin e tij BMW, duke kryer pagesën me një kartëmonedhë 100 dollarëshe, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





