· Punësimet krahasuar me 2013 janë rritur 40 për qind (rreth 3 000).
· Janë regjistruar rreth 7 500 punëkërkues, nga të cilët rreth 3 600 janë femra; deri në moshën 30 vjeç për të dy gjinitë numri arrin në 2 500; mbi 50 vjeç për të dyja gjinitë rreth 1 000. Me arsim deri 9-vjeçar rreth 4 000; me arsim universitar rreth 900
· Gjatë vitit 2014 numri i ofertave të punës arriti mbi 5 000. Për një pjesë të ofertave të punës që vijnë, nuk ka punëkërkues të interesuar për profesione të tilla si rrobaqepëse, operatorë, banakiere, fatorino autobusi pa eksperiencë, punëtore vetrorezine, financiere, programues software, recepsioniste
DURRËS, 18 dhjetor 2014 – Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës, është institucioni ku zbatohen politikat aktive dhe pasive të punësimit, duke ofruar standarde shërbimesh për punëkërkuesit e papunë që ata të gjejnë punë sa më shpejt të jetë e mundur, e gjithashtu, të asistojë për gjetjen e kandidatëve të kualifikuar dhe të përshtatshëm për vendet e lira të shpallura nga punëdhënësit.
Sipas drejtorit, z. Indrit Puteci, efektiviteti i zyrës së Durrësit, krahasuar me 2013, sipas treguesve të performancës, është rritur 2.4 herë. Punësimet krahasuar me 2013 janë rritur 40 për qind (rreth 3 000). Puteci i tha “Dyrrah”-ut se janë regjistruar rreth 7 500 punëkërkues, nga të cilët rreth 3 600 janë femra; deri në moshën 30 vjeç për të dy gjinitë numri arrin në 2 500; mbi 50 vjeç për të dyja gjinitë rreth 1 000. Me arsim deri 9-vjeçar janë rreth 4 000 punëkërkues; me arsim universitar rreth 900.
Numri i ofertave të punës krahasuar me 2013 është rritur rreth 60 për qind. Gjatë vitit 2014 numri i ofertave të punës arriti mbi 5 000. Për një pjesë të ofertave të punës që vijnë, nuk ka punëkërkues të interesuar për profesione të tilla si rrobaqepëse, operatorë, banakiere, fatorino autobusi pa eksperiencë, punëtore vetrorezine, financiere, programues software, recepsioniste.
Në ndryshim nga viti 2013, në të cilin nuk ka pasur punësime nga programet e nxitjes së punësimit, gjatë vitit 2014, përmes këtyre programeve, janë punësuar rreth 500 punëkërkues.
Kurset e formimit profesional, që nga dhjetori i 2013 ofrohen falas dhe numri i punëkërkuesve që kanë ndjekur këto kurse gjatë 2014 është rritur 2.6 herë krahasuar me 2013. Në vitin 2014 numri kursanteve arriti rreth 800.
Gjatë vitit 2014 janë mbështetur me programe nxitje punësimi 13 biznese ndërkohë që gjatë vitit 2013 është mbështetur vetëm një biznes.
Gjatë vitit 2014 janë mbështetur me programe nxitje punësimi 13 biznese.
Janë regjistruar rreth 7 500 punëkërkues. Rreth 3600 janë femra; deri në moshën 30 vjeç për të dy gjinitë është 2500; mbi 50 vjeç për të dyja gjinitë rreth 1000. Me arsim deri 9-vjeçar rreth 4000; me arsim universitar rreth 900.
/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





