18 dhjetor 2014 –Virna Lisi, një nga personazhet më të njohur të televizionit italian që bëri për vete shumë breza, ka ndërruar jetë në Romë, është shuar ngadalë në gjumë, në moshën 78-vjeçare. ajmin e ka dhënë djali i saj Corrado.Vetëm një muaj më parë ajo zbuloi se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Virna Pieralisi (emri i vërtetë i saj) nisi karrierën kinematografike në moshën 14-vjeçare, në fillim të viteve ’50.

Një nga rolet e saj të para të rëndësishme është në filmin “Lo scapolo” me regji të Antonio Pietrangeli. Por, fama erdhi në televizion falë serialit të RAI-t me emrin “Ottocento”. Për t’u shënuar edhe një karrierë e shkurtër në Hollivud nga e cila nuk ka kujtime të bukura, pasi gjithmonë i jepeshin rolet e bjondes së bukur, siç ka thënë vetë ajo. Tashmë, kinemaja do të ndahet përgjithmonë nga kjo aktore me një bukuri aristokrate dhe perfekte që shenjoi publikun ndërkombëtar me buzëqeshjen dhe interpretimet e saj.