18 dhjetor 2014 –  Karabinierët e Kremonës bllokuan një bandë hajdutësh shqiptarë, ndërsa po kryente një vjedhje. Tre hajdutëve ju kapën, pajisje për të kryer vjedhje me thyerje, arturinat e sapo vjedhura në vilë si edhe 6 copë celularë. Karabinieria ka bërë publike vetëm inicialet dhe fotot e hajdutëve. Tre hajdutët janë: E.A. 19 vjeç, M.G. 20 vjeç dhe S.E. 24 vjeç.

Dy hajdutët e parë nuk kanë precedentë penalë, ndërsa 24 vjeçari ka disa precedentë penalë dhe ka përdorur së paku 4 dokumenta identifikimi me  emra të ndryshëm për të qarkulluar në Itali. Dy hajdutët e parë u dënuan me proces të drejtëpërdrejtë gjykimi me nga një vit burg me kusht.

Të mërkurën në darkë, më 17 dhjetor 2014, ata u dëbuan nga Italia duke u  shoqëruar për në avionin e linjës drejt  Aeroportit të Rinasit, ndërsa 24 vjeçari para se të dëbohet duhet të vuajë një dënim të mëparshëm prej 5 muajsh burg, po për vjedhje.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/