·        Adoleshenten nga Shijaku e mëshiroi Apeli/ Nxirret nga qelia dhe çohet me arrest shtëpie, por ajo arratiset

DURRËS, 18 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njoftoi se sektori kundër trafiqeve dhe narkotikeve, seksioni kundër trafiqeve të paligjshme, më datë 17 dhjetor 2014, ora 16.30, arrestoi në flagrancë M. S., 17 vjeçe, banuese në Shijak.

Togat e zeza të Apelit të Durrësit, më 4 dhjetor 2014, i zbutën masën e sigurisë, duke e nxjerrë nga qelia dhe duke e çuar në shtëpi, për dy vepra penale (prostitucion dhe braktisje fëmije). Por tani do t’i duhet të përgjigjet dhe për veprën e tretë, atë të largimit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/