18 dhjetor 2014 – Ëndrra e Martina Navratilovas bëhet realitet. Ish tenistja çeke vendos kurorë me shoqen e saj Julia Lemigova, disa kohë pasi doli hapur duke zbuluar sekretin e saj. Ceremonia intime dhe romantike u zhvillua në New York, ku Navratilova u shpreh se tashmë që u martua ligjërisht ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e jetës së saj.
Martesa e 58-vjeçares vjen pas shumë viteve luftë ligjore për njohjen e martesave gay. Bashkëjetuesja e saj është 42 vjeç dhe prej 6 vjetësh, ato jetojnë në Miami bashkë me dy vajzat e Navratilovas.





