Nga Matish Gjeluci
18 dhjetor 2014 – Krijimtaria poetike e femrave shqiptare, relativisht u shfaq vonë. Nuk di të ketë patur ndonjë krijim të mirfilltë gjatë Rilindjes, apo Pavarësisë, nga gra apo vajza që të shkonin deri tek botimi i një vëllimi poetik, por sidoqoftë, që nga thellësia e shekujve na ka ardhur begatia e ninullave shqiptare me atë mrekulli thjeshtësie dhë atë pasuri të pambarimtë të ndjesive të një shpirti sa të çiltër, aq të pastër, me atë pasuri të pafund dëshirash të përmbajtura dhe atë përfytyrim që mund frymëzojë vetëm penelin e një piktori të madh të akurelve të paarritshme.
Janë ninulla që nuk mund të dëgjohen pa të rrahuna të shtuara e plot emocion të zemrës, të cilat të bëjnë të mendosh i kredhur në një det të pafund dashurie,
Cikli i kreshnikëve me “Ajkuna qan Omerin” e plot vargje të tjera është dëshmi e plotë dhe e saktë e vlerave të krijimtarisë poetike në gojën e femrës shqiptare.
Kjo krijimtari gojore ishte padyshim një bazë për një krijimtari të mirfilltë, artistike por mbeti brenda atyre qenjeve trupforta e shpirtbrishta, të cilat u penguan nga pushtimet e huaja e tok me to edhe nga dhjetra mentalitete primitive dhe të imponuara të kohërave të vështira që kaluan.
Një fillim shfaqja të krijmtarisë femrore filloi të nëpëduket në botimet e para edhe të pas luftës e nisen të përshfihen më gjërësisht në kohën e Metodës së Realizmit Socialist. Sa i mirë ai fillim, aq ishte edhe një shfaqje fatmjerë, sepse ajo metodë bëhej pengesë dhe nuk lejonte të shfaqej thuajse asgjë nga bota e pasur shpirtërore e femrës shqiptare, e cila ishte e detyruar, si të gjithë të tjerët, të shtrukej pas asaj shtërpësie e varfërie krijuese, që përmblidhej në një tematikë pushkësh dhe kazmash e lopatash, apo të dëshirës për t’i rritur fëmijët “për Enver e për Parti”( si robotë të programimit komunist).
Flitej për realizëm, por asnjë e vertetë nuk shfaqej realisht, veç e strukturuar sipas disa skemave stereotipie, të cilat të çonin në pohime sa të pabesueshme, aq absurde.
Rrallë herë vjershërimi femror shqiptar mund të dilte nga ato skema. Vargjet vërtiteshin edhe rreth fatit të të korrave, përfundimit të garave socialiste ndërmjet kooperativave, godtjes në shenjë të tabelës së qitjes, të cilat ishin kthyet në një sëmunndje infektive, që ia rrëzoi çdo gjeth e lule poezisë, duke i lënë vetëm kërcellin e tharë krijimtarisë letrare të realizmit socialist.
Megjithatë, edhe atëherë, fjala vjen, në tërësinë e një përralle të treguar në
vargje, kemi ndeshur edhe në krijime të mirëfillta, në vlera artistike e censurës
2
dhe autoçensurës i ka shpëtuar “diçka” sa për të na bërë të besojmë në vlera të
verteva të krijimtarisë letrare femërore.
E çliruar prej asaj ideologjie që të merrte frymën dhe asaj metode që të shtërngonte si në morsë dhe kurrsesi nuk pranonte as të të shkonte syri, qoftë edhe rastësisht, te brishtësia e thurjes së një dantele a te krahët e një fluture, fillimisht krijimtaria e sotme poetike, krahas shfrimeve të çiltërta poetike, nisi të na servirë edhe disa krijime gjoja “moderne”, të cilat ngjasojnë me fjalëkryqe të pazgjidhshme që të shkatojnë dhëmbje koke. Mjerisht rastisi të lexojmë ndonjëherë edhe shkrime licencioze, me pafytyrësi joshjeje komerciale deri në titull, ku vargjet baltoseshin me skena të përçudnuara e hungrima atavike seksi, të shprehura me një fjalor që nuk kolonte dot përtej flalëve që përmbajnë manualët e mamive apo mjekëve gjinokologë. Pas një shtërngimi diktatorial fatmirësisht vetëm ndonjë u shfaq me snobizëm dhe antikulturë e cila mjerisht u servir dhe e reklamua për emancipim e modernizëm.
Drejtpeshimi gjithmonë ka kërkuar dhe e ka gjetur vendin e vet, madje kalemshthurja nuk ka guxuar të mos i mbledhë këmbët dhe të tërhiqet brenda atyre caqeve të lejueshme që përvijon etika. Ja pse lajthitjet e këtij lloji, gjoja poetike, kanë falimentuar shpejt dhe janë mbuluar me harresë.
Duke kapërcyer ndalesat absurde të Realizmit Socialist, krijimimi poetik shqiptar, erdhi duke gjetur hapësira të pëlqyeshme në të gjitha shtigjet e jetës, zgjodhi e po ndalet te mrekulltë e ndjesive aq të bukura njerëzore që lulzojnë e harlisen pa asnjë paragjykim fanatik.
Këtë fakt krijimi po e gjejmë të mrekullueshëm dhe më bukur se kudo, ndër vargjet e ndjera të grave a të vajzave poete shqiptare, në mes të të cilave kanë ardhur duke gjetur vendin e vet shumë natyrshën poeteshat durrsake Flora dervishi (Gjondedaj), Merita Thartori, Eva Kacanja, Arta Sukaj, Myzejen Cullhaj ( sidomos në krijimtarinë për fëmijë) e plot vajza e gra të tjera, të cilat krijojnë edhe në gjinitë e regimi, të prozës së gjatë dhe të studimit shkencor letrar.
* * *
Kritika letrare, thuajse e papërpunuar ndër këto vitet e fundit, kam jo vetëm përshtypjen, por edhe bindjen, se e ka lënë në harresë krijimtarinë poetike femërore dhe ne në Durrës, ndoshta edhe më shumë.
Po të kisha pasur pak kohë më shumë e ndonjë mundësi teknike më tepër, sot do të doja të sillja zërin e incizuar të poeteshave durrsake e bashkë do të shijonim jo vetëm ëmbëlsinë e zërit të tyre, por edhe mençurinë dhe thellësinë e
3
e ndjesive të çiltra ashtu si edhe guximin e pohimeve pa asnjë paragjykim.
Më lejoni pra të lexoj diçka nga krijimtaria e ndonjerës i bindur se poetet
durrsake do të ma falin bëlbëzimin e mekjen e moshës.
Citimet nuk janë përzgjedhur me ndonjë kriter të veçatë klasifikimi. Poeteve durrsake u kërkoj të falur që nuk do t’i paraqes me krijimet e tyre më të arrira, por me çka më kapi syri e dora në ngutje e sipër. Një studim i ardhshëm i mirëfilltë nuk do t’i mungojë shoqatës sonë modeste “TË LEXUESVE KRITIKË” që synon vlerësimin e ndihmën për të rritur vlerat dhe përmirësuar veprën letrare para botimit të saj.
Ja disa vargje nga Eva Kacanja:
Të ftohtë,
Dixhitalë
Sytë nga zgavrrat dalë.
Diku mbi raft
Rënkon libri
Fletët e zverdhura,
flutura krahëkëputura.
Sa të dëshrueshëm gishtrinjtë,
ngrohtësia e mollzave
që lehtas prekin
dhe dashuri falin.
Pret etshëm sekreti
Një fjalë, një fjali
Një zemër, një trëndafil
dhe jeta brenda tij.
(Dixhitale)
Më duket pastaj se si një jehonë përgjigjet nga Kavaja Arta Sakja:
Ka ditë kur qielli mbledh urretje
dhe ditë
dhe netë kur ai vret yjet
dhe netë.
4
Netë ngjyer nga ide të mbrapshta
Dashurish asgjësuese,
Shëmbëllime që trembin ndenjen.
Ka ditënetë kur toka ha dashuritë
dhe vdekjet.
Unë jetova ditënatën time
me veten veshur
dashuri shpinë zhveshur.
(Ditënetë me-pa dashuri)
Merita Thartori me një zë të pjekur gruaje kumton:
Grua blu,
qielli ka diçka që yjet hymnizojnë
( e dinë vetëm ata)
Gjethe,
lulja le diçka që ndjell frutin
(ëmbëlsohemi të githë)
Rrënjë,
toka rrit atë që buzëqesh e lumtur
(provoni të lumturheni)
Universi
Bota me sytë e saj ndez kurmin.
( i shuani dot?)
Natyrisht nuk mund të harroja as zonjën e nderuar Flora Dervishi, një poete me individualitet të theksuar, e cila edhe si drejtoreshë e bibliotekës qytetit tonë, ka mbledhur si në një çerdhe të ngrohtë sa ka mundur nga krijimtaria letrare botërore, shqiptare e sidomos atë të autorëve durrsakë. Në nderim të punës dhe të krijimtarisë së saj po citoj diçka edhe prej vargjeve të Florës:
5
Në revain e kohës
Lodhemi, por s’vdesim.
Sa herë te çasti i parë kthehemi
Të pavdekshëm mbesim.
Flemë të thjeshtë
në ëndrra mbretër,
rizgjohemi startuar
në agun e jetës.
Mua s’më pelqen
të zgjohem në ag,
Në agun e ëndrrës
dua të rri prapë
( “Në agun e ëndrrës”)
Dhe tani po përpiqem të them diçka për krijimtarinë e Gladiola Busullës për të cilën jemi mbledhur dhe secili prej nesh mund të shfaqë mendimin e vet dashamirës dhe kritik, sidmos pas botimit të vëllimi i dytë poetik që ajo e ka titulluar “INNANNA” emër i një perendeshe të lashtë, por mbi të gjitha emri i vajzës së saj një vjeçare së cilës ia ka kushtuar librin.
* * *
Sapo dëgjova në një seancë të POTEKËS 4 që u mbajt në Durrës, dy poezi të shqiptuara disi me droje, por gjithsesi ngrohtë, nga goja e Gladiola Busullës, ndjeva dëshirën e vetvetijshme të lexoj të plotë vëllimin e saj të parë poetik “Dëshirë përsosmërie”.
Ai lexim me një frymë, pastaj një rilexim më i vëmendshëm, më bëri të besoj se “busulla” poetike e Gladiolës e ka të drejtuar shigjeten e vet nga ylli polar i asaj poezie të frymëzuar, që synon, jo vetëm të zbulojë ndjesitë e shpirtit të vet, por nëpërjet atyre ndjesive të zbulojë edhe mrekullinë e pasurinë e shpirtrave të tjerë njerëzorë, madje të nxisë dhe të frymëzojë edhe shpirtrat e lexueseve, tek të cilët synon të ndikojë me butësinë e saj karakteristike.
Tipar thelbësor i poezisë së saj mendoj se është shkrirja në një e ndjenjës e
e mendimit filozofik, që herë-herë, siç na pohon dr. Qemal Ze Guri, merr edhe forma hermetizmi letrar.
Të analizosh kriimtarinë e Gladiola Busullës duhet të qëmtosh me seriozitet dhe paanësi sa përputhet dëshira me pikësynimin që autorja i ka venë vetes: Kështu mund të dallosh së pari arritjen e saj vetiake e padyshim edhe arritjen dhe vendin që zë ajo në një rreth më të gjërë të krijuesesh të poezisë durrsake dhe shqiptare.
* * *
Gladiola Busulla, pa asnjë sforcim, nuk shqetësohet aspak për metodën letrare që ka zgjedhur. Madje ajo nuk zgjedh si shembull për të ndjekur as edhe
një emër të madh nga poezia botërore, i shmanget çdo lloj imitimi, sado të përsëlargët dhe na shfaqet vetvetja, krejt vetvetja, me një kërkesë sa të thjeshtë në dukje, aq të vështirë për ta realizuar: përsosmërinë.
Kam përshtypjen e plotë se G. Busulla është e bindur për vështirësinë e synimit të saj, por nuk trembet e nuk tërhiqet, sepse ka ditur t’i vejë përpara vetes një detyrë të saktë krijuese, mbi të gjitha fare të çiltër.
Të bie në sy ajo e kërkon përsosmërinë së pari në përmbajtje dhe pastaj në formën që zgjedh, duke na e pohuar në heshtje sa e vështirë është kjo më shembullin e krijimtarisë së vet poetike. Pa thënë askund qoftë edhe një fjalë të vetme, qoftë edhe në një hyrje a parathënje, Gladiola pohon se sa më e pranishme dhe e lexueshme të jetë çiltërsia e krijimit, sa më bindëse të jetë ajo, aq më shumë i afrohesh ndikimit pozitiv dhe arritjes së dëshirës së përsosmërisë.
Në nëntekstin filozofik të krijimtarisë së Gladiola Busullës më duket se zbulohet një pohim kategorik: Përsosmëria është shumë e vështirë të arrihet, por ajo duhet të jetë qellim dhe pikësynim, duhet kërkuar me ngulm, në qoftë se krijuesi, kërkon të përmbushë misionin e vet shoqëror.
* * *
Në krye të vëllimi të saj poetik Glladiola Busulla ka venë, poezinë “Pa titull”, ku shfaqet qëndrimi i saj filozofik me një lloj të veçantë barazizmi ndëmjet të djeshmes, së sotmes dhe së nesërmes, që përfohet në shpirtin e njeriut prej konsumit nga dashuria, vuajtja, dyshimi. Kërkon të kryej një detyrë ndaj lexuesit, të jetë ë saktë me të dhe të japë shenjën ë parë të përsosmërisë ndaj tij, duke paraqitur “Credon” e saj poetike. Në vargje të cilat ngërthejnë
7
dhëmbje të thellë njerëzore, Gladiola shqetësohet se “veç cinizëm dhe ligësi na mësuan të tejçojmë” ( faqe 9) dhe pastaj me një ngulmim që nuk njeh kurfarë lëshimi, pohon pa lëkundje:
“Mëshira nuk mjaftoi kurrë për t’i falur njeriut, mëkatin e tij.” (faqe 9)
Gladiola Busulla nuk e sheh mëshirën në këndvështrimin migjenian “si bijë bastarde e etenve dinakë”, por si një çelës që ka mbetur të grumbullin e çelsave në duart e shoqërisë, por e cili nuk do t’i shërbejë asaj të çelë asnjë portë ngushllimi dhe lë më shpëtimi. E nisur ndoshta nga një motivi i largët biblik, Gladiola e sjell përfytyrimin e hershëm edhe në ditët tona me të njëjtin intensitet. Është ky një vizion i qartë i autores – si kërkesë përsosmërie – për të pohuar se me mëshirën njerzimi nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë në përfundimin që dëshron.
Në vëllimin e saj të dytë poetik të titulluar “INANNA”emer i një perendeshe sumere, por mbi të gjitha emri që ka zgjedhur për të bijën, tashmë një vjeçare të cilën e adhuron si një perendeshe dhe ia kushtuar këtë vëllim poetik.
Duke ruajtur githçka të mirë e të bukur të vëllimit të parë Gladiola vazhdon të zbatojë parimin e poetit gjerman Henrich Hajne i cili mendon se në poezi fjala duhet ta ndejë vehten ngushtë e mendimi duhet të shtrihet gjërë.
Ndjehet se Gladiola i kursen fjalët dhe megjithatë shpreh aq mendim dhe aq ndjenjë. Ajo kërkon në githçka, sheh me sytë e sopirti dhe zbulon shpirtin e nënës, duke thurur kështu një hymn për gruan.
Gladiola Busulla në 53 krijimet e këtij vëllimi ballafaqohet me poezinë në rrafshin e parashtrimit ( si mendim filozofik apo emocion poetik, në rrafshin e bashkëbisedimit ( si sintetizim i unit të bukur shpirtërisht) ashtu edhe në rrafshin poetik ku medimi tharmëzohet me pjalm estetiko filozofik.
Në vëllimin e parë Gladiola është vajzë që ka shembull e idhull nënën, në vëllimin e dytë ajo është nënë dhe nuk ngurron të jetë grua, poete,të ruaj edhe pak Shën Mëri për të kapur edhe imazhin e Rozafë, por nuk ngurron spak të mbetet peng i magjepsjes nënëfëmijë.
Poezia e Gladiolës është si ajo pema që lulet i kthen në fruta, desha të them se gjallon nga figurat më të ndyshme letrare, por vendin e princeshës e ka ruajtur për antitezën, ndoshta sepse shpirti i saj poetik është i zhytur në vorbullën plot pasione të jetës.
Sa do të kisha dashur të futesha në thelbin poetik e filozofik të disa poezive të Gladiola Busullës, por do t’ia lë secilit lexues të mbedhë vetë nga poleni i kriimtarisë së saj e duke uruar atë të uroj edhe të gjitha poeteshat durrsake, aq të thjeshta, por edhe aq të begata.
(Qershor 2011)





