• Pasi shkencëtari Alfred Nobel shpiku dinamitin dhe ky i fundit u përhap në masë, i vdiq i vëllai i tij.

18 dhjetor 2014 –  Në mediet e shkruara, lajmi qarkulloi sikur kishte vdekur vetë Alfred Nobel, prandaj dhe ndërmorën një fushatë të ashpër kritikash, pasi shpikja e tij kishte shkaktuar vdekjen e miliona jetë njerëzish.

Në disa gazeta, kritikat kundër tij fillonin me titullin "Tregtari i vdekjes" ose "Ai që fitoi miliarda nga vdekja e milionave, ka vdekur". Kur i lexoi këto, Alfred Nobel u befasua dhe gjendja e tij mendore u rëndua.

Pasi e mori pak veten vendosi të bëjë diçka, nëpërmjet së cilës të shprehte pendesën e tij për shpikjen e dinamitit.

Kështu, ai vendosi çmimin Nobel për paqe, pasi donte që njerëzit ta kujtonin për mirë.

Sado të mëdha të jenë gabimet e tua, gjithmonë ka vend për t'i korrigjuar dhe për të ndryshuar rrugën e jetës.