18 dhjetor 2014 –   Mediat italiane po japin një sërë lajmesh për një bandë shqiptarësh të specializuar në trafikun e drogës dhe në shfrytëzimin e prostitucionit.

Banda kryesisht ka vepruar në qytetin e Milanos dhe në zonat për rreth. Hetimet për neutralizmin e kësaj bande kanë filluar në prill 2014. Deri tani janë arrestuar 12 anëtarë të bandës, që të gjithë shqiptarë. Priten edhe arrestime të tjera. Janë kapur në vende dhe kohë të ndryshme mbi 900 kg drogë e tipit kanabis, heroinë, kokainë dhe pak kokrra ekstazi.

 Mbasditen e së enjtes pritet të bëhen publike hollësitë; emrat dhe fotot e anëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal, si edhe hollësi mbi sasinë e drogës dhe të parave që iu sekuestruan trafikantëve.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/