17 dhjetor 2014 –  Besimtarët nuk harrojnë ditëlindjen e Papës së Shenjtë. Të mbledhur sot në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, besimtarët kanë festuar ditëlindjen e 78-të të Papës me kërcime tangoje dhe tortë. Po ashtu turma e pelegrinëve kanë mbajtur në duar tabela ku shkruheshin në gjuhën spanjolle “Feliz cumpleanos” dhe tollombace ku shkruhej “Happy birthday”.

Gjatë kohës që Papa Françesku ka bërë xhiron me makinë, dëgjoheshin kore që këndonin “Shumë urime për ty”.

Duke përshëndetur pelegrinët spanjishtfolës, Papa Francesku ka përshëndetur edhe disa balerinë të tangos të cilët kanë performuar një kërcim për ditëlindjen e tij.